Prezantuesi i njohur, Turjan Hysko, ka reaguar pas arrestimit të ish-kreut të Kadatrës Durrës, Liridon Pula, pak ditë më parë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hysko përmend kërcënimet dhe trysninë nga klanet miliardere, që sipas tij Pula kishte marrë, ndërsa drejtonte Kadastrën.
Postimi i plotë.
Ka vetem tre muaj qe ka marre detyren ne Durres si drejtues i Kadastres dhe qe nga dita e pare me lodhte koken duke me shpjeguar sa dosje zgjidhte ne dite, sesi cdo ankese mundohej ti pergjigjej vet, sesi kishte vene numrin e tij personal tek xhami i ankesave, sesi perballonte presionin e atyre qe kishin vite aty brenda dhe qe nje zot e di cfare masakre kane bere me pronat e Durresit!
E shihja sa krenar ishte qe po i rezistonte trysnise dhe kercenimeve te klaneve miliardere, korruptive qe prej vitesh kane mbreteruar aty.
Une jam i sigurt qe ti do e fitosh kete beteje sepse pavaresisht se ky vend eshte me breke neper kembe, besoj fort qe e mira dhe e drejta vonon por fiton!
Hienat nuk mund ti bejne asgje nje peshe te rondë si ty.
Me i forte do dalesh nga e gjithe kjo maskarade!