Skip to content

Papa emëron 13 kardinalë të rinj: edhe për dialogun me Islamin

w 55525637

Papa Françesku emëroi të shtunën 13 kardinalë të rinj nga pjesë të ndryshme të botës, duke përqendruar të ardhmen e Kishës Katolike te njerëzit që ndajnë vizionin e tij për drejtësi shoqërore, të drejtat e imigrantëve dhe dialogun me Islamin.

Dhjetë nga 13 kardinalët e emëruar rishtas janë nën 80 vjeç dhe mund të marrin pjesë në një konklave për të zgjedhur një Papë të ri.

Kardinalët e rinj janë ideologjikisht afër Papës Françeskut, papati i të cilit shënohet nga një theks në pozitën e dobët të migrantëve dhe të varfërve, si dhe promovimin e dialogut me besime të tjera.

Emërimi i kardinalëve të rinj – nga Evropa, si Amerika, Azia dhe Afrika – u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Duke emëruar kardinalët nga vende të ndryshme të botës, Papa Françesku u dha shikueshmëri më të madhe dioqezave të largëta.

Dy nga kardinalët janë nga vendet me shumicë muslimane – Indonezia dhe Maroku.

“Unë mendoj se Papa do që disa kisha që janë pothuajse të padukshme, t’i bëjë të dukshme”, tha Kardinal Cristobal Lopez Romero nga Rabati, kryeqyteti i Marokut.

Të tjerët janë nga Luksemburgu, Italia, Spanja, Portugalia, Britania e Madhe, Lituania, Kongo, Guatemala, Kuba, Kanadaja dhe Angola.