Fletëvotime

Deri e tani janë numëruar gati 60 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në.

Sipas statistikave Vetëvendosje ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota.

Ndërsa PDK është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave.

Ajo ka 100502 apo 21.72 për qind të votave.

E plotësuar: KQZ numëron mbi 50 për qind të votave – diferencë e ngushtë mes LDK-së e VV-së

Deri me tani, KQZ ka numëruar mbi 50 për qind të votave.

Sërish, LDK  prin, ndërkaq Vetëvendosje pason.

Sipas statistikave, LDK ka 25.13 për qind apo 96781 vota, ndërsa VV-ja ka 24.74 për qind të votave apo 95281 vota.

PDK-ja ka 22.20 për qind të votave me 85479 vota.

KQZ numëron 40 për qind të votave – LDK e para duke pasuar nga Vetëvendosje

E plotësuar: KQZ ka numëruar rreth 40 për qind të votave

Aktualisht, LDK vazhdon të prijë me 25.28 për qind të votave, apo 77581 vota.

Vetëvendosje është e dyta me 73761 vota apo 24.03 për qind.

PDK-ja është e treta me 22.82 për qind apo 70042 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 12.66 për qind, ndërsa Nisma 5.53.

Numërohen rreth 35 përqind e votave, prin LDK, VV e dyta

E plotësuar: Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 35% e votave.

Deri në këtë moment, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 64,521 vota dhe është e para.

Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 59,492 vota, ndërsa në vendin e tretë Partia Demokratike e Kosovës me 57,717 vota.

Në vendin e katërt është koalicioni AAK-PSD me 33,225 vota.

Lista Serbe ka marrë 13,994 vota, ndërsa subjektet e tjera së bashku 25,242 vota.

Numërohen 31 për qind e votave, ndryshon rezultati: LDK e para, VV del e dyta

E plotësuar: KQZ vazhdon numërimin e votave.

Deri me tani janë numëruar 31.8 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të prijë në renditjen e partive me 25.34 për qind.

Vendin e dytë e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 23.06 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka dalë e treta me 22.57 për qind.

E plotësuar: Janë numëruar më shumë se 20 për qind e votave në zgjedhjet e sotme për Kuvendin e Kosovës.

Pas 21.16 për qind të votave të numëruara, LDK-ja prin me 25.29 për qind, apo 36921 vota.

Nis publikimi i rezultateve – nga 10 për qind e votave të numëruara, LDK e para, PDK e dyta

Ka nisur publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura sot më tetor 2019.

Deri me tani, KQZ ka publikuar rezultatet e gati 10 për qind të votave në nivel vendi .

Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja prin me PDK-në që është e dyta, ndërkaq Vetëvendosje është e treta.

LDK-ja deri tash ka 23.92 për qind të votave, PDK-ja ka 20.99 e VV-ja 18.54. Ndërkaq janë numëruar më shumë se 63 mijë vota.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re