
Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka pësuar fiasko në qytetin e lindjes.
Në Mitrovicë nga votat e numëruara deri më tani, Partia Demokratike e Kosovës prinë me 34 për qind të votave, e ndjekur nga Vetëvendosja me 33 për qind.
Vjosa Osmani që vjen nga ky qytet është treguar e pafuqishme ndaj kundërkandidatit nga ky qytet Kadri Veseli – ku ajo ka mbledhur vetëm 22 për qind të votave.


