Skip to content

Austri, destinacioni i pasanikëve përgjaket me pesë jetë të humbura

773x435 five murdered in austrian ski town of kitzbuehel police

Policia austriake po heton ngjarjen e mbrëmshme që tronditi vendin, ku pesë persona u gjetën të pajetë në qytetin malor Kitzbuehel, njofton Reuters.

Vrasjet ndodhën brenda natës, tha një zëdhënës i policisë rajonale.

Autori i dyshuar u arrestua, njoftoi agjencia austriake e shtypit APA, duke cituar policinë.

Mediat lokale, duke u bazuar në informacionet e policisë, raportuan se autori i krimit ishte një burrë 25-vjeçar që kishte hyrë në shtëpinë e familjes së ish të dashurës së tij dhe kishte qëlluar pesë persona – ish të dashurën dhe partnerin e saj, si dhe prindërit dhe vëllain e saj. Ai më vonë u kthye në polici dhe rrëfeu për agresionin, raportojnë mediat.

Kitzbuhel ndodhet në lindje të vendit dhe është i njohur si destinacion turistik i tifozëve të pasur të skijimit.