Skip to content

VIDEO/ Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, disa makina përfundojnë njëra mbi tjetrën. Kaos në qarkullim

Një aksident i shumëfishtë është shënuar sot paradite në autostradën Tiranë-Durrës. Në video duken disa makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga informacionet paraprake raportohet se nuk ka të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidentit është bllokuar qarkullimi dhe janë shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të aksidentit.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5Es8olLby8A]