Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka kërkuar që të emërohet prokurore në apel, ose në prokurorinë e përgjithshme.
Kërkesa e Donika Prelës ka mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që në datën 2 Tetor, dhe pritet qe të shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës pranë KLP.
Kjo kërkesë e saj bëhet pas shkrirjes së institucionit që ajo drejton me ngritjen e SPAK-ut dhe organeve të reja të drejtësisë.
