Skip to content

PD publikon videon: Shikoni momentin e shoqërimit të një prej banorëve të Unazës

Partia Demokratike ka publikuar një video që tregon momentin e arrestimit të një prej banorëve të Unazës së Re.

Sipas PD personi i shoqëruar quhet Skënder Doda.

Pamjet e sigurisë brenda një lokali tregojnë momentin kur Doda shoqërohet nga disa policë me pranga në duar.

Partia Demokratike raporton se janë shoqëruar disa nga zërat kryesorë të protestës për shembjen e banesave në Unazën e Re.

Shoqërimi i tyre vjen pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal për bllokimin e rrugëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sz3TE9AHqSo]