Skip to content

Varianti arab i “Pyllit të lirisë”: Sheiku i Dubait blen një kalë race për 4 milion dollarë (video)

Kupovina Konja Konj UK 2019 Foto Tattersallsa

 

Ka ndodhur si në një prej fabulave të filmit “Pylli i lirisë”, ku pasioni për kuajt mes një personazhi pozitiv dhe një negativ, përshkruan një linjë të filmit.

Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka blerë një kalë racë në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilin shpreson të jetë një superstar në gara – raportoi CNN.

“Ai është një kalë i vërtetë sportiv dhe lëviz shumë mirë”, tha zëdhënësi i Sheik, Anthony Stroud.

“Sheik Mohamed e zgjodhi atë. Kushtoi më shumë sesa menduam, por duhet të shpenzosh shumë para për një kalë të tillë”, shtoi ai.

Kali pritet të garojë në Katar.