Skip to content

Çështja “Handke”, Vulin polemizon me kroatët: do donit t’i digjnit shkrimtarët që duan Serbinë

vulin MOS

Herëpashere, ndodh të dalin në pah fërkimet serbo-kroate, me rrënjë që në Luftën e Dytë Botërore. Siç dihet, serbët pretendojnë se ishin në anën e duhur të historisë, duke qenë pra pjesë e boshtit anti-nazist, ndërsa kroatët sipas tyre u rreshtuar krah nazistëve me regjimin e tyre ustash.

Së fundi, ka qenë dhënia e Nobelit të Letërsisë për Peter Handke, një filoserb dhe ithtar i Millosheviçit, për të cilin kanë reguar ashpërsisht dhe kroatët. E kundër tyre ka folur ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, i njohur i polemist për çështje nacionale.

“Kur (shkrimtarit të madh gjerman) Gunther Gras, megjithë lidhjen e tij me njësitë SS të Gjermanisë së Hitlerit, iu dha Çmimi Nobel për Letërsi, Ministria e Jashtme kroate nuk u ndje e shqetësuar, ose nuk bëri një deklaratë. Të jesh në anën e Gjermanisë së Hitlerit në sytë e një politikani kroat nuk është mëkat, por të qenit mik i serbëve është një mëkat i madh dhe i pafalshëm”, tha Vulin.

“Nazistët dogjën libra, ndërsa ustashët do të digjnin shkrimtarët”, tha Vulin.