Policia ka arrestuar një 26 vjeçar të shpallur në kërkim pasi me anë të telefonit ka kanosur kolegen e tij, shtetasen me iniciale A.T.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T,” thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se Sejdinaj është gazetar i disa mediave online në Tiranë.
Ai ndodhet në komisariatin nr.4 në Tiranë pas denoncimit të gazetares e cila është shprehur se Sejdinaj këmbëngulte për një raport përtej miqësisë.
Ndër të tjera policia njofton:
“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim:
S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T.
Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”, njofton policia.
