Skip to content

Arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm, anëtar i bandës së Selenicës

Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person të dënuar me burgim të përjetshëm.

Bëhet fjalë për shtetasin Tesiljano Basha, anëtar i bandës së Selenicës, i cili rezulton të jetë një prej individëve më të kërkuar në vend.

“Në orën 13.30, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do ketë një deklaratë për shtyp nga Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për një operacion policor të rëndësishëm”, njofton Policia.