Akademia Suedeze e Nobelit doli në mbrojtje të vendimit për dhënien e Çmimit në Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, me arsyetimin se ai bëri komente provokuese por nuk e mbështeti gjakderdhjen.

Në një artikull të botuar të enjten në të përditshmen suedeze Dagens Nyheter, kryetari i akademisë suedeze, Mats Malm, pranon se Handke bëri “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta për çështje politike”.

Por autori i librave si “Frika e njëmbëdhjetë e Portierit” dhe “Kthimi i ngadaltë në shtëpi” nuk lavdëroi gjakderdhjen dhe dënoi qartë masakrën e Srebrenicës, tha Malm.

“Akademia nuk gjeti asgjë në shkrimet e tij që mund të quhet sulm ndaj shoqërisë”, shkruan Malm.

Akademia citon një artikull të vitit 2006 të botuar në të përditshmen gjermane Suddeutsche Zeitung, në të cilën Handke shkruan se masakra e Srebrenicës ka qenë krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re