Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Berat.
Sipas “News 24”, të shtënat janë regjistruar në një lokal përgjatë rrugës së Uznoves, ndërsa për fat të mirë nuk flitet për persona të plagosur.
Për momentin nuk dihen ende detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
