Ditën e dielë, rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M., 64 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se personi i aksidentuar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
