Skip to content

Përplas për vdekje të moshuarin, arrestohet shoferi 17-vjeçar që u largua nga vendi i ngjarjes

 

Një aksident ka ndodhur sot në mesditë tek vendi i quajtur “Tre Urat në Lushnje”, ku një person është përplasur për vdekje nga një makinë.

Në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa pasur mundësi që të ndërhyjë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë

Sipas informacioneve mësohet se shofer ka qenë një 17-vjeçar me iniciale J.G., i cili sipas Policisë përplasi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Më tej mësohet se i riu është arrestuar nga Policia dhe tashmë ndodhet në komisariat për të vijuar me veprimet proceduriale përkatëse.