Skip to content

Aksident te “Shkëmbi i Kavajës”, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të vendit të quajtur Shkëmbi i Kavajës në Durrës.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësorë.

Po ashtu bëhet me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, e cila e ka përplasur dhe e ka lënë të vdekur në vend. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore  që lidh Golemin me Plepat.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.