Skip to content

Lëkundje tërmeti edhe në Shqipëri, por pa probleme

Lëkundje të vogla tërmeti janë shënuar së fundmi jo vetëm në Greqi por edhe në vendin tonë.

Sipas IGJEUM, lëkundja më e fortë ka qënë ajo e të dielës në mbrëmje.

Më konkretisht ka qënë në orën 21:14 me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Richter dhe me epiqender ne Librazhd.

Kjo lëkundje është pasur me disa të tjerë edhe në orët e mengjesit të kësaj të hëne me magnitude deri ne 2.4 ballë.

Nuk ka pasur dëme nga kjo lëkundje e cila ka qënë e vogël në raport me atë të javëve më parë që shkaktuan panik sidomos në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.