Skip to content

VIDEO/ “Po përçajnë shqiptarët”, Ali Ahmeti ‘shpërthen’ live në emision dhe godet tavolinën: Turp t’u vijë!

 

Kreu i BDI, Ali Ahmeti, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj partive politike shqiptare, teksa ka thënë se i ka përçarë shqiptarët, në vend që t’i bashkojnë.

Ahmeti në një intervistë për TV21 shfaqet me nerva dhe duke i rënë tavolinës me dorë disa herë.

“Le të mbledhin mendtë dhe të organizohen t’i bashkojnë shqiptarët dhe jo t’i përçajnë shqiptarët. I kanë bë pikë e pesë shqiptarët.

Turp më vjen të shkoj nëpër takime, nga gjashtë delegacione shqiptare janë atje.

I kemi thënë vetes shqiptarë me shkollë me universitet, çfarë universitetet kemi ne, çfarë shkolle kemi ne, turp i botës është kjo, gjashtë delegacione shqiptare, dy maqedonase.


Me horra nuk ulem, me horra jo. Vjen BESA me gjashtë veta brenda vetes se nuk i besojnë njëri tjetrit, Sela me tre a katër, Thaçi me dy a tre, Ahmeti me dy a tre, Ostreni me dy a tre, kjo është turp. Dhe po më flisni këtu se unë i kam ofenduar ata.

Gjema shembullin më të vogël dhe unë do të tërhiqen nuk do t’i nënçmoj shqiptarët”, me nervozë është shprehur Ahmeti.