Skip to content

Libani në këmbë për një taksë: kryeministri përgjysmon pagat qeveritare, madje pranon dhe të ikë…

 

Protestat e përgjithshme mbarëkombëtare në Liban duket se kanë filluar të japin efekt. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Saad Hariri tha se do të japë dorëheqje nëse është e nevojshme, dhe shtoi se do të bëjë ç’mos për të mos ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Por fillimisht, kabineti i tij u pajtua të shkurtojë pagat për 50% në përpjekje për të dhënë më shumë hapësirë për zhvillim ekonomik. Kabineti qeveritar gjithashtu miratoi buxhetin e ri të reformave ekonomike që planifikojnë ndryshim të nivelit të taksave në favor të bizneseve.

Protestat e nisura të enjten nuk kishin karakterin tipik të “Pranverës Arabe”, duke qenë se nuk kërkonin rrëzimin e qeverisë si pasojë e diktaturës, por si pasojë e korrupsionit. Ato u përcollën me muzikë dhe DJ,  duke kërkuar marrjen fund të problemeve ekonomike.

E gjitha nisi nga një taksë e propozuar për komunikimin në Whatsapp, një aplikacion që realisht funksionon falas.