Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur së fundmi në lidhje me situatën aktuale dhe politike në vendin tonë. I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Berisha foli për çështjen e mos hapjen së negociatave dhe për “Mini-Shengenin Ballkanik”.

Berisha tha ndër të tjera se, Vuçiç i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe sipas Berishës, Rama ka pranuar.

Ish-kryeministri shtoi më tej se në këmbim, Vuçiç i ka premtuar Ramës se do t’i zgjidhë ngërçin me Francën.

“Sipas burimeve 100% të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë.

Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht,”- tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se për Reformën zgjedhore guvernatorët i kërkuan të shtonte një amendament në kushtetuese ku të vetuarit e vetingut të mos shkonin në Gjykatë Kushtetuese.

“Gurvernatorët më erdhën në zyrë dhe më kërkuan të paimagjinueshmen. Më kërkuan të shtoja një amendament në kushtetutë, në të cilën të themi se këta kobejtë, kavjet që vetohen të mos kenë të drejtë për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese.

I thash unë kur të shkruaj këtë unë, shkruaj që ata janë kavje dhe jo njerëz, por unë këtë nuk e bëj dot kurrë.

Mund ta imagjinoni ju një kërkesë të tillë. Një gjë të tillë e kundërshtoi në mënyrë kategorike Lulzim Basha.

Pse ka përgjegjësi Edi Rama?

Metoda e kompozimit. Kur do të shkatërrosh diçka e fillon nga sipër dhe e rindërton, siç duam në nga sipër. Jo i thamë ne sepse kjo krijon vakum nga sipër dhe na lë pa gjykatë Kushtetuese. Ne jemi nga poshtë lartë. Ti shkoje gradualisht dhe shkoje duke zëvendësuar një nga një anëtarët e Gjykatës së Lartë, Kushtetuese dhe kishte mundësitë të mos e lije vendin pa Gjykatat e Larta,”- përfundoi Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re