Skip to content

Kërkimet për Remzi Hoxhën, familjarët: Ofruam 1 mln dollarë shpërblim, na mashtruan duke na sjellë eshtrat e qenit

Ishte data 21 tetor e vitit 1995. Remzi Hoxha, biznesmeni nga Kaçaniku, do të rrëmbehej forcërisht në zyrat e biznesit të tij në Tiranë.

Familja ka 24 vite që e kërkon, por sot e kësaj dite Remziu nuk ka një varr.

“Kemi dhënë mbi 1 Milion dollar për çdo pjesë të informacioneve. Xhaxhit tim Nexhmedinit i vjen një person edhe i thotë “Remziu ka vdekur eshtrat i kemi gjet dhe për 30 mijë dollar po sjellim eshtrat.

Ok ia japim lekët, kur ia bëjmë AND-në na dalin që janë eshtrat e qenit”, rrëfen Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës.