Skip to content

Sëmundja e ligë, ish-kampionia paraolimpike i jep fund jetës me eutanazi

marieke vervoort screenshot yt 1

40-vjeçarja belge, ish-kampione paralimpike Marieke Vervoort, vendosi të aktivizojë kërkesën e saj për eutanazi dhe i dha fund jetës, raportoi BBC.

Marieke Vervoort fitoi medaljen e artë në 100m dhe 200m në Lojërat Paralimpike të vitit 2012 në Londër, e gjithashtu një të argjendë në 400m Lojërat në Rio de Janeiro-s katër vjet më vonë, si dhe një të bronztë në 100m.

Ajo vuajte nga një sëmundje degjeneruese e pashërueshme e muskujve, që i shkaktonte dhimbje të vazhdueshme, kriza të shpeshta, paralizimin e këmbëve, si dhe pagjumësi gati-konstante, kështu që në vitin 2008 vendosi të nënshkruajë një kërkesë për eutanazi, e cila u legalizua në Belgjikë.

Një deklaratë zyrtare për vdekjen e saj thotë se Vervoort “përmbushi dëshirën të martën në mbrëmje”.