Skip to content

Gati e padëgjuar: Shefja e Evropës, banesë në zyrat e Brukselit për të kursyer para, kohë dhe…sigurim!

49813420 303

Duke pasur shkak kursimet dhe prakticitetin, shefja e Këshillit Evropian, Ursula Von Der Leyen do të banoj në një dhomë të ndërtesës së KE-së në Bruksel.

Banesa e saj e vogël do të jetë ngjitur me zyrën, bëjnë me dije zëdhënësit e saj.

E përditshmja gjermane Die Welt raportoi se dhoma prej 25 metrash katrorë po përgatitej për kushte banimi dhe ndodhet në katin e 13-të të ndërtesës Berlaymont.

Zëdhënësi i Von der Leyen tha që masa do të kursente para, duke pasë parasysh që siguria në Berlaymont është e lartë dhe nuk do të kishte nevojë për masa shtesë për të mbrojtur një vendbanim të veçantë. Por kjo i kursen zonjës von der Leyen udhëtimin çdo ditë në rrugët e ngarkuara të Brukselit, gjë që i gëzohet edhe mos humbjes së kohës në trafik.

Von der Leyen, anëtarja me shërbimin më të gjatë në kabinetin e Angela Merkel dhe së fundmi ministre e mbrojtjes e Gjermanisë, do të marrë detyrën më 1 nëntor, duke pasuar kryetarin në largim të ekzekutivit, Jean-Claude Juncker.