Skip to content

Unionistët e Irlandës së Veriut, kundër marrëveshjes së Johnsonit për Brexit: na dëmton ekonomikisht

dup epa

Përfaqësuesit e Partisë Unioniste Demokratike të Irlandës Veriore (DUP) përsëritën në një kongres në Belfast se ata kundërshtojnë marrëveshjen e Brexitit të negociuar me Bashkimin Evropian nga kryeministri britanik Boris Johnson.

DUP ka dhjetë deputetë në Dhomën e Komunave dhe është bërë një aleat i konservatorëve në pushtet, por nuk pajtohet me vendimet e kryeministrit.

Kjo forcë votoi kundër dy versioneve të marrëveshjes, të negociuara së pari nga ish-kryeministrja Theresa May dhe më pas nga Johnson.

DUP deklaron se dëshiron Brexitin me një marrëveshje, por jo me atë të bërë nga Johnson.

Kjo parti e sheh atë të dëmshme për ekonominë e Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Parlamenti Britanik do të votojë mbi propozimin e Johnson për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare të hënën, në një përpjekje për të prishur bllokimin e Brexit.