Kryeministri Edi Rama vlerësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin që kanë dhënë në stabilitetin e Ballkanit.
Në konferencën “Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor”, kreu I qeverisë nënvizoi gjithashtu edhe marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me SHBA. Ai tha se SHBA-të mbeten një nga partnerët special të vendit tonë pasi kanë pasur ndikim në shumë faza të historisë.
“Është shumë e vështirë që të kuptohet nga të tjerët ‘PS’-ja e marrëdhënies me SHBA-në që pa diskutim është e lidhur thellë me atë që kemi jetuar si komb në shumë faza të historisë dhe atë që kemi përjetuar si popull në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën e parë të jetës sonë si bashkëkohës. Shqipëria ka një marrëdhënie speciale me SHBA-në. Nëse sot Ballkani është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA-së”
Rama u ndal gjithashtu edhe tek integrimi. Ai tha se BE për të disatën herë nuk e ka mbajtur fjalën për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Nga 2014 BE-ja liberalizoi vizat për 100 mln njerëz, që nuk janë në proces negociatash. Marrja peng e 2 mln shqiptarëve, reflekton mugesën e kohezionit dhe kapacitetit dhe rënien e gjithë familjes Europiane në vazhdimësi në grackën e një vendi apo tjetri që imponon mos konsensusin. Por shqiptarët nuk kanë asnjë rrugë tjetër, vetëm të ecin në rrugën që ka piketuar historia jonë, që është e trashëguar si amanet në gjithë vetëdijen e kombit tonë”
