Një peshkaqen shumë I madh me peshë afro 450 kg është kapur nga Anija e Peshkimit “Celepia” në Durrës.
Specia e frikshme e ujerave u kap në thellësi 130 metra në detin Adriatik mbrëmjen vonë të së hënës.
Peshkaqeni i Bardhe 4-5 metra I gjatë konsiderohet si një nga më të mëdhenjt e ujërave sipërfaqësote kryesisht në Oqeane, edhe pse ndryshimet e fundit klimatike dhe të temperaturës së ujërave kanë bërë që ky lloj peshkaqeni të kapet edhe në Detin Mesdhe.
Ai ra në rrjete së bashku me 15 peshkaqenë të vegjël.