Skip to content

Zaevit s’i del e keqja: “Jo”-ja e negociatave, ja dëmi ndaj marrëveshjes së emrit me Greqinë

1572359645 image

Kryeministrit Zaev nuk i “del inati” me “Jo”-në për hapjen e negociatave, për të cilat ai ndryshoi dhe emrin e vendit e shtetit të tij, pas një marrëveshjeje historike me Greqinë. Sipas tij, “Jo”-ja pengon dhe implementimin e marrëveshjes në disa zëra.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjesdhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Lidhja ekziston sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim Marrëveshjen e Prespës për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian. Por, në këto kushte, marrëveshja nuk mund të realizohet.

Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ndoshta ne do të përpiqemi të shkojmë përpara në disa kapituj por gjërat janë të ndërlidhura pasi procesi i zbatimit të kapitujve nënkupton zgjerimin e sovranitetit tonë për të hyrë në Bashkimin Evropian”, u shpreh Zaev për Euroneës në gjuhën greke.

“Maqedonia e Veriut nuk pret anëtarësimin e menjëhershëm në BE, por një përgjigje pozitive do të ishte nxitje për dy vendet ballkanike, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që të vazhdonin në rrugën e duhur”, tha Zaev.