Skip to content

Aksident me vdekje në autostradë, furgoni përplas çiklistin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka humbur jetën. Mësohet se një furgon ka përplasur ciklistin, ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i bicikletës.

Dyshohet se drejtuesi i biçikletës i ka prerë rrugën automjetit në afërsi të fshatit Katund i Ri.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë.