Skip to content

Tragjedi në tren: flaka përpin 65 jetë

81df8643d19144c3ba2ea94fc2c6fe93 18

 

Të paktën 65 njerëz kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një tren që udhëtonte nëpër Pakistanin qendror. Zjarri ka shkatërruar plotësisht të paktën 3 vagonë me njerëz dhe mallra.

Aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit të Liaquatpur, , njofton Al Jazeera.

“Numri i të vdekurve mund të rritet më tej,” tha Muhamed Asfandyar, zyrtar i një spitali lokal. Ai tha se të gjithë të plagosurit ishin duke u trajtuar për djegie. Treni po transportonte pasagjerë nga qyteti jugor i Karaçi për në Ravalpindi.

“Të plagosurit janë dërguar në spital, por për fat të keq nuk ka repart për trajtimin e djegieve aty pranë, kështu që po përpiqemi t’i çojmë ata me helikopter në vendin e duhur” tha Ahmed.

Zjarri ndodhi kur pasagjerët përdorën një nxehëse me energji elektrike për t’u ngrohur.

Sistemi hekurudhor në Pakistan është i shkatërruar dhe aksidentet kanë qenë një dukuri e shpeshtë vitet e fundit.