Edhe pak ditë nga ndajnë nga data e fundit e aplikimeve për Lotarinë Amarikane. Ambasada e SHBA në Tiranë, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikuesit.
Në një postim në “Facebook”, Ambasada iu bën thirrje qytetarëve që janë të interesuar për të aplikuar, që të plotësojnë vetë aplikimin duke u bazuar tek udhëzimet që ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare.
“Aplikimet për Programin e Lotarisë DV2021 janë të hapura deri më 5 Nëntor, ora 18:00. Ndiqni videon : https://bit.ly/311To7J se si të aplikoni, si edhe hapat pas aplikimit. #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
