Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dhunimin e dy rojeve të makinerive të fimrës që do të ndërtojë HEC-in në Kacinar të Mirditës.
Burime bëjnë me dije për Vizion Plus se kanë qenë katër persona që kanë dhunuar dy të rinjtë nën kërcënimin e armës. Dy rojet janë zënë në befasi pasi kanë qenë në gjumë gjatë momentit që janë sulmuar.
Ndërkohë makineritë janë djegur me benzinë.
Duke u bazuar tek ky fakt policia po kqyr të gjitha kamerat e karburanteve ku mund të jetë marrë lënda djegese me qëllim që të identifikohen autorët.