Takimi i përbashkët midis kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun e tij italian Giuseppe Conte, përveç thirrjeve për dialog mes palëve, opozitë- qeveri në Shqipëri me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve, ka arritur edhe një marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri”, ky është vendimi i cili u arrit sot nga palët dhe që u bë i ditur nga vetë kryeministri italian gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama.

“Kemi kryer një studim për bashkëpunimin tashmë intensiv në gjyqësor dhe polici. Unë përsëris angazhimin e Italisë për forcimin e këtij bashkëpunimi, me vëmendje të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe jam i kënaqur që mund të njoftoj se është arritur një marrëveshje edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë, tashmë një transferim i parë do të realizohet së shpejti,” deklaroi Giuseppe Conte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re