Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, nga ku katër persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë të Elbasanit, ndërsa nga përplasja automjetet kanë përfunduar në ambientet e një lokali.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ndërkohë nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.