Skip to content

Sa aktivitet fizik duhet të bëni pasi hani brumëra?!

auto 6099155 fixie pizza cutter 650 0eea99fd6a 14715284961480948550

Siç duket, duhet të vraponi 33 minuta me ritëm të rregullt (rreth 8km/h) për t’i djegur vetëm dy copa të një pice.
Ekspertët tregojnë se dy copa të picës mesatarisht i kanë rreth 326 kalori, ndërsa 33 minuta duhet për djegien e aq kalorive.
Por, nëse vraponi me një ritëm shumë të shpejt (rreth 14 km/h) atëherë ju nevojiten 18 minuta për t’i djegur kaloritë e fituara nga ato dy copa të picës.
Nëse jeni adhurues i ushtrimeve me pesha, atëherë duhet t’i kaloni 87 minuta me ushtrime të tilla për t’i djegur dy copat e picës, por vetëm 48 minuta nëse jeni më rigoroz në ushtrimet e tilla.
45 minuta ushtrime aerobike duhen për djegien e dy copave të picës, dhe 66 minuta ecje me një ritëm prej 5.5 km/h.
Nëse jeni fans i notit dhe besoni se noti ndihmon më shumë në djegien e shpejt të kalorive, atëherë e keni gabim: faktikisht nevojiten 44 minuta not për t’i djegur kaloritë e dy copave të picës!/SN/.