Skip to content

Carl Bildt: BE, para një “katastrofë strategjike” në Ballkanin Perëndimor, i krahasueshëm me Brexit

0EA1C5C4 6492 4217 A37D 1B1DC25027B8 w1023 r1 s

Ish-kryeministri suedez dhe njëherësh ish-i dërguari special i BE për ish-Jugosllavinë, Carl Bildt shkroi në kolonën e tij për “The Washington Post” se Bashkimi Evropian po pret një “fatkeqësi strategjike” të krahasueshme me Brexit në Ballkanin Perëndimor.

“Javën e kaluar, Franca bllokoi fillimin e negociatave për pranimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, në mënyrë të pavarur nga rekomandimi i Komisionit Evropian dhe qëndrimit të shteteve të tjera anëtare. Një vendim i tillë mund të minojë qasjen strategjike të BE-së ndaj Ballkanit”,shkroi Carl Bildt. Sipas mendimit të tij, vetoja franceze drejtohet jo vetëm kundër Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, por edhe kundër procesit të përgjithshëm të zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor.

“Mund të mos flitet për publikisht, por në mënyrë indirekte mund të nënkuptohet dhe një veto për Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjën. Kjo do të lërë gjurmët e saj në çështje të tjera të pazgjidhura në rajon”, mendon Bildt, duke shtuar se perspektiva e integrimit evropian për Serbinë, hap mundësinë e zgjedhjes midis” një të ardhme evropiane dhe një të kaluare me Kosovën “.

Mosarritja e kësaj do të vështirësojë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan politikani e diplomati suedez.