Forcat e RENEA-s janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, për shkak të situatës të krijuar pas at entatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Siç shihet edhe nga foto e siguruar nga Top Channel, mjetet e RENEA-s ndodhen në qytetin bregdetar.

Aktualisht gjendja në Durrës paraqitet e qetë, ndërsa më herët në spital ishte edhe Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së K rimeve të Rënda, e cila u takua me prokurorin e pl agosur.

Makina me të cilën udhëtonte Arjan Ndoji, së bashku me dy persona të tjerë, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, u go dit pasditen e sotme me br eshëri pl umbash pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Të tre personat morën p lagë, por në gjendje më të rëndë paraqitet shoferi i makinës, Andi Maloku.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko