Pas tërmetit 5,2 i shkallës Rihter që lëkundi Korçën ditën e djeshme disa tërmete të tjera godasin sërish qytetit jug lindor.

Sipas IGJEUM këtë mëngjes ndodhën tre tërmete, 3.3, 3.2, 2.3 të shkallës Rihter.

Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.

Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit kanë ndier lëkundjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re