Në selinë e PD-së kanë nisur takimet maratonë të kryetarit Lulzim Basha me Kolegjin e Kryetarëve.

Gazeta Mapo ka mësuar axhendën e këtyre takime, ku në fokus është situate politike në vend. Vetëm një ditë më parë, PD shënoi triumfin e radhës, me rrëzimin e kryebashkiakut të Vorës.

Agim Kajmaku i cili u shkarkua nga KQZ pas denoncimit për të shkuarën kriminale. Në një dalje për mediat, Basha tha se zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i qeverisë tranzitore janë emergjencë për kapërcimin e krizës në vend.

Axhenda e takimeve në PD:

Ora 09.00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Tiranë dhe Kryetari i FRPD.

Ora 10.00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Durrës, Elbasan dhe Berat.

Ora 11:00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës.

Ora 12:00: Kryetarët e Degëve të Qarkut Gjirokastër, Vlorë, Fier dhe Korçë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko