Skip to content

Trump premton mbajtjen e naftës siriane: i thonë 45 milion dollarë në muaj! (video)

Screenshot 2019 11 02 at 12.02.58

Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se SHBA do të ruajë dhe shpërndajë naftë në Eufratin lindor në veri të Sirisë.

Trump e premtoi këtë gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në shtetin jugor Mississippi.

“Ne nuk kemi pse të mbrojmë kufirin midis Turqisë dhe Sirisë; ata kanë luftuar për mijëra vjet, por ajo që bëmë ishte mbajtja e naftës. Ne do ta shpërndajmë atë, do të ndihmojmë kurdët dhe njerëzit e tjerë, dhe do të ndihmojmë veten nëse është e drejtë”, tha Trump.

Ai foli në mënyrë të ngjashme javën e kaluar. Duke folur për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, Trump tha se “Amerika nuk do të jetë polic në rastin e dy vendeve që janë konfliktuuar me dekada, por ne jemi aty për naftën. Unë thosha gjithmonë: merre naftën! Kjo është 45 milion dollarë në muaj”.