Një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.
Edhe mëngjesin e sotëm po në këtë aks rrugor ndodhi një tjetër aksident, ku mbeten të plagosur tre persona pasi automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur ne rrjedhën e një përroi.
Sipas News 24, të plagosurit janë nga qyteti i Elbasanit.
Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.