Skip to content

“Nga e Para” ndryshon jetën e familjes Abazi

Reality Show qe promovon vlerat e jetes, nisi rrugetimin e tij mbremjen e se martes ne Vizion Plus me historine e pazakonte te familjes Abazi.

 

Familja perbehet nga 5 anetar, Durimi, Blerina, Hana, Dora dhe me I vogli Blini 2 muajsh. Ne korrik te ketij viti shtepia e tyre u shkrumbua nga flaket. Familja e mbetur pa strehe iu drejtuan stafit te Nga e Para per ndihme dhe pergjigja nuk vonoi.

 

Endrra u be realitet pasi ata ishin perzgjedhur per t’ia nisur Nga e Para.

 

Teksa stafi nisi nga puna per rindertimin e shtepise, familjes i desh te largohej per pak dite, per tu rikthyer serish ne nje realitet te ri.

 

Suprizat ne kete puntate ishin rezervuar per Hanen.

 

Nje mundesi me shume per tu bere nje balerine e suksesshme, nderkohe nje surprize e kendshme iu be edhe nga shoket e shoqet e klases, te cilet i kishin pergatitur asaj disa dhurata.

 

Por Hana kishte edhe nje peng tjeter, nga djegia e shtepise ajo kishte humbur edhe Fletet e Lavderimit, te cilat me ndermjetesimin e Drejtoresh se Shkolles iu mundesua ti kete serish.

 

Ditet kaluan shpejt dhe 5 anetaret e familjes Abazi u rikthye ne banesen terresisht te transfomuar. Misioni u permbush me sukses, dhe nga per Familjen Abazi jeta nisi nga e para, nderkohe qe rrugetimi ndalet te marten e ardhshme tek nje tjeter stacion.