Rikthehet për publikun muzika e dhomës “Flauti Magjik” në Liceun Artistik, salla “Tonin Harapi”.

Mbrëmjen e 8 nëntorit tre muzikantët nga Gjermania Claudia Stein, Daniel Barenboim dhe violinçelisti shqiptar Vlorent Xhafaj dhe nën interpretimin në piano të Marin Gjollma do sjellin një pasdite fantastike nën tingujt e muzikës klasike.

Ata do të interpretojnë për publikun variacione të Beethovenit nga opera e Moxartit “Flauti Magjik”, Charles-Marie Widor dhe pjesë nga George Eenescu dhe Carl Maria von Weber.

Nën interpretimin e flautit, pianos dhe violinçelës këto pjesë nga muzika klasike botërore do i dhurojnë publikun magjinë dhe madhështinë që vetëm muzika klasike të dhuron.

Që prej antikitetit flauti konsiderohet si një instrument pothuajse magjik, që i jep krahë fantazisë dhe ka një efekt deri hipnotizues te njerëzit. Këtë efekt flauti nuk do të mungojë ta shfaqë edhe në mbrëmjen e 8 nëntorit për publikun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko