Presidenti francez, Emmanuel Macron ka komentuar në një intervistë për ‘The Economist’ edhe vendimin për të mos lejuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Duhet të them se shumica e tyre ishin pro nisjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por thuajse gjysma ishin kundër Shqipërisë. Gabim fatal,’ tha Macron.

Presidenti francez duket i vendosur kundër zgjerimit, duke thënë se procesi është i pakuptimtë.

‘Është absurde të hapësh një proces thjesht burokratik,’ tha ai.

Macron tha se e mbrojti Shqipërinë nga poshtërimi duke mos nisur negociatat me dy vendet.

Ai tha se nëse do poshtëronte Shqipërinë, destabilizonte rajonin.

Macron insistoi se, nuk ka negociata pa reformimin e procesit të anëtarësimit.

Macron tha se pretendimet për ndikimin rus, kinez apo turk nëse nuk hapen negociatat nuk qëndron. Sipas tij, ka vende që kanë hapur negociatat, por sërish ndjehet ndikimi i këtyre influencave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko