Mbas disa orësh kërkimesh nga ana e forcave të policisë dhe banorëve të zonës është gjetur 74 vjeçari Dhimitër Baze që kishte humbur në malin e Melesinit në Leakovik.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 74 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është duke u kthyer pranë familjarëve të tij.
Po të njëjtat burime shtojnë se Dhimiter Baze kishte humbur dhe i ishte ofruar ndihmë nga banorët e një fshati tjetër.
Ndërkohë që ka qenë i pamundur komunikimi me telefon me familjarët për shkak të mungesës së valëve të telefonit.