Skip to content

Turqia nis riatdhesimin e militantëve të IS-it

43ab89809b534ebca5f549f859d24bb1 1000

Turqia ka nisur riatdhesimin e militantëve të kapur të organizatës terroriste ISIS, bën me dije televizioni shtetëror turk, TRT.

Lajmi vjen pak ditë pasi ministri i brendshëm Suleyman Soylu paralajmëroi se të kapurit nga Turqia do të dërgohen në vendet nga ku e kanë origjinën, respektivisht shtetësinë.

Kryeministri i  vendit Rexhep Tajip Erdogan më parë ka noftuar se të burgosurit do të riatdhesohen, edhe nëse u revokohet shtetësia.

Ende nuk dihet saktë se sa militantë do të kthehen ne shtetet evropiane, por sipas burimeve të mediave turke, janë rreth 1200 të tillë në burgjet turke.