Skip to content

Krimi racist që e bëri politikan: një turk, kryetar bashkie në Gjermani

belit onay anadolija

Një gjerman me origjine tutke nga të Gjelbrit, fitoi zgjedhjet për kryetarë bashkie në Hanover.

Belit Onay mori 52.9 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, nga 47.1 përqind që fitoi kandidati i krahut të djathtë Eckhard Scholz.

Mediat gjermane thonë se kjo është hera e parë që një pasardhës i imigrantëve është zgjedhur kryetar i kryeqytetit i një prej 16 provincave gjermane.

Afro tre milion qytetarë me origjinë turke jetojnë në Gjermani.

Shumë erdhën në vend dekada më parë si punëtorë, duke ndihmuar në plotësimin e mungesës së krahut të punës pas Luftës së Dytë Botërore.

Onay, një avokat 38-vjeçar, pasoi në detyrë Stefan Schostok, i cili dha dorëheqjen në fillim të këtij viti.

Socialdemokratët kanë qeverisur kryeqytetin e shtetit gjerman të Saksonisë së Poshtme për mbi 70 vjet.

Onay u përfshi në politikë pas sulmeve të krahut të djathtë në disa familje turke në Zolingen në maj 1993, në të cilat u vranë pesë persona.

Si student, ai u anëtarësua në SPD, më vonë u diplomua në shkollën e drejtësisë në Hanover, ku ishte aktiv në Rrethin Demokratik Studentor (RCDS) për t’u bashkuar me të Gjelbrit në 2008.