Moti i keq me erë e stuhi ka përfshirë sot detion adriatik dhe ka sjellë probleme në transportin e njerëzve dhe të mallrave. Sipas një njoftimi nga Autoriteti Portual Durrës, bëhet me dije se shumë tragete janë nisur me vonesa, ose janë shtyrë për ditët në vijim.

“Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës. Kapiteneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Moti i keq vonesa në lundrime nga brigjet italiane në drejtim të Portit të Durrësit dhe anasjelltas. Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se, për shkak të motit të paqendrueshëm që ka përfshirë Adriatikun Jugor, janë krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Porti të Durrësit.

Konkretisht, trageti i linjës Bari-Durrës (Aurelia) nuk është nisur mbrëmjen e kaluar nga Porti i Barit, deri në qetësimin e kushteve meteorologjike. Ndërkaq, edhe tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Bari dhe Ankona në drejtim të Portit të Durrësit, kanë pezulluar përkohësisht lundrimet, deri në përmirësimin e situatës së motit.

Trageti “Rigel III”, “AF Francesca” që kanë parashikuar të lundrojnë mbrëmjen e sotme nga Porti i Barit, nuk do të nisen në oraret e parashikuara. Po ashtu edhe trageti i linjës Ankona-Durrës, “ AF Marina” , nuk do të lundrojë sot në drejtim të Durrësit.

Vonesa do të ketë edhe në lundrimet nga Durrësi në drejtim të Barit/Ankonës. Kapiteneria, Autoriteti Portual Durrës, agjencitë dhe institucionet e tjera detare, janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës së krijuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re