Moti i keq dhe era e fortë ka shkaktuar probleme në zonat e thella malore të zonës së Korçës përsa i përket furnizimit me energji elektrike . Dëmtime të shtyllave dhe për pasojë anomali në furnizimin me energji elektrike raportohen nga zona e Vithkuqit, Shtylla, Çmerrica, Leskoviku.
Probleme ka patur edhe në disa zona në rrethin e Pogradecit që janë prej disa orësh pa energji elektrike pas demtimit të shtyllave.
Ndërprerje të energjisë mësohet se ka patur edhe në fshatin turistik të Dardhës dhe në Boboshticë. Punonjësit e OSHEE-se nga ana e tyre po bëjnë të gjitha përpjekjet në terren për riparimin e defekteve.
Gjatë ditës së martë, era e fortë ka fryrë që në orët e para të mëngjesit duke vështirësuar aktivitetet e ndryshme por ndërkaq ka shkaktuar edhe dëme me rrëzim të shtyllave elektrike.