Skip to content

Studentët e Harvardit bojkotojnë ligjëratën e ambasadorit izraelit, ky i quan “dështakë”

000 955af

Studentët e Harvardit e lanë me “gishta në gojë” ambasadorin izraelit në Nju Jork, Dani Dayan, pasi po u mbante atyre ligjëratë mbi ndërtimet e paligjshme në kolonitë izraelite.

Teksa po përpiqej të shpjegonte politikat e aneksimit të tokës së palestinezëve, një pjesë e madhe e studentëve dolën nga salla, duke e zbrazur atë në masë të madhe.

Dhe ambasadori nuk vonoi shumë për hakmarrje verbale. Në një postim në Twitter, ata i quajti “një grup dështakësh”.

Studentët nuk e lanë me kaq, por janë ankuar se si ka mundësi që në Shkollën për Drejtësi të Harvardit të lejohet një propagandues i një qeverie që anekson tokat e qytetarëve dhe nuk pranon zgjidhje për paqe.

Aktualisht, ka një konsensus ndërkombëtar në mbarë botën, por jo në SHBA, se aneksimet dhe ndërtimet e kolonive të reja në territoret palestineze shkelin të drejtën ndërkombëtare.